Shqiprim Arifi po provon ta zvogëloj numrin e popullatës së Preshevës

Aktuale

Shqiprim Arifi po provon ta zvogëloj numrin e popullatës së Preshevës

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:26
Shqiprim Arifi

Sot gjatë seancës së IV-të të Kuvendit Komunal të Preshevës pikë e parë e rendit të ditës ishte Ndryshimi i Statutit të Komunës së Preshevës, pikë e cila u largua nga rendi i ditës pas reagimeve të opozitës, shkruan sot portali preshevapress.

Vendimin mbi ndryshimin e Statutit të Komunës së Preshevës, i pari që e kritikoi ishte këshilltari i PDSH-së, Ragmi Mustafa i cili sjelli argumente për mënyrën e procedurave të ndjekura për ndryshimet në Statutin e Komunës së Preshevës dhe sjelljes së tij në seancë.

Sipas propozimit që Komuna e Preshevës ka dërguar kuvendarëve të Preshevës, në nenin 67 parashihet që numri i anëtarëve të Këshillit Komunal të zvogëlohet nga 11 në 7, ndryshim që sipas Kryetarit të Kuvendit të Preshevës po synohej të legalizohej zvogëlimi i numrit të popullatës që jetojnë në Preshevë.

Sipas Nenit 45 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale “Këshilli komunal mund të ka deri në pesë anëtarë për komunat me deri në 15,000 banorë, deri në shtatë për komunat deri në 50,000 banorë, deri në nëntë për komunat ose qytetet deri në 100,000 banorë ose deri në 11 qytete 100,000 banorë, sipas të dhënave të fundit të regjistrimit.”

Ky hap për zvogëlimin e anëtarëve të Këshillit Komunal në shtatë anëtarë u pa si hap i Shqiprim Arifit për të e futur Preshevën në komunat me më pak se 50,000 banorë, e që pas reagimeve të këshilltarëve të opozitës, largimin e kësaj pike nga rendi i ditës u përkrah edhe nga Kryetari i Kuvendit, Sami Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat