Ja data kur zgjedhet kryetari i ri i LDK-së

Aktuale

Ja data kur zgjedhet kryetari i ri i LDK-së

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 20:32
Logo e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Sot nën udhëheqjen e kryetarit aktual, Isa Mustafa, është mbajtur mbledhja e kryesisë së LDK’së.

Në takim është vendosur që Kuvendi Zgjedhor i LDK’së të mbahet me 3 gusht 2019.

Kuvendi Zgjedhor vjen pasi që kanë përfunduar zgjedhjet nëpër të gjitha degët e kësaj partie. Zgjedhjet nëpër degë kanë kaluar me shumë incidente.

Ky është njoftimi zyrtar i Zyrës për Informim i Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Sot u takua Kryesia e LDK-së

Prishtinë, 16 korrik 2019

Sot, nën udhëheqjen e kryetarit Mustafa, është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Gjatë takimit u vendos që orientimisht Kuvendi Zgjedhor i LDK-së të mbahet më 3 gusht 2019. Në ndërkohë, të gjitha organet e LDK-së do të përmbyllin përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e Kuvendit.

Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat