Zbulohet vendndodhja e Nazim Bllacës

Aktuale

Zbulohet vendndodhja e Nazim Bllacës

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 00:06
Nazim Bllaca

I shumë komentuari Nazim Bllaca, i cili thuhet se ishte agjent i BIA-s serbe nga viti 1997, i cili për dy vite u përgjua nga organet e hetuesisë për shkak të shantazhit që ushtronte mbi biznesmenë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendndodhjen e Bllacës e ka konfirmuar vëllai i tij për media, i cili madje ka treguar se atij i është dhënë leja e përhershme.

“Ai ka kohë që është atje me leje të përkohshme, mirëpo tani i është dhënë leja e përhershme. Ne sot si familje jemi të njoftuar përmes telefonit sepse ai ende e ka të kufizuar komunikimin duke pasur parasysh statusin e tij”.

Tutje ai ka thënë se kontaktet e Bllacës me familjarë janë të rralla edhe atë përmes palës së tretë, pasi kjo sipas tij është për të mirën dhe sigurinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat