Taulant Kryeziu nga EPIK: Pa zgjedhje të reja nuk mund të bëhet marrëveshje për ndryshim kufijsh

Aktuale

Taulant Kryeziu nga EPIK: Pa zgjedhje të reja nuk mund të bëhet marrëveshje për ndryshim kufijsh

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 00:56
Taulant Kryeziu

Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK ka thënë se për të bërë marrëveshje me Serbinë për ndryshim të kufijve duhet një legjitimim i Kuvendit dhe Qeverisë.

Kryeziu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini,  ka thënë se Qeveria nuk ka legjitimitet për të dialoguar për ndryshimin e kufijve.

“Kjo Qeveri ka ardhur në pushtet me idenë e demarkacionit. Mos ta harrojmë se kemi në fuqi marrëveshjen e parë të gushtit të vitit 2015 ku Kosova humb territor. Kosova ka humbur territor edhe në vitin 2007 gjatë demarkacionit me Maqedoninë dhe po do me shkua edhe me skenarin e tretë të humb territor edhe me Serbinë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipas hulumtuesit të EPIK, ky koalicion duhet ta këtë parasysh se ka marrë vota për të qeverisur vendin e jo për të bërë pazare me territore.

“Zgjidhja për gjendjen ku është vendi është rilegjitimimi urgjent. Duhet të ketë zgjedhje dhe të dalin dy platforma; platforma e parë ku thuhet se “ne dëshirojmë ta ndajmë Kosovën”. Le të dalin para sovranit sepse është vetëm kompetencë e sovranit të vendosë për çështje të tilla…Le të del edhe skenari tjetër që është kundër këtij skenari”.

Kryeziu ka thënë se me rreth 50 deputetët shqiptarë që janë kundër këtij opsioni është problem të merret përgjegjësi për të vendosur për raportet me armikun shekullor.

Ai thotë se Kuvendi është de funksional dhe ka një polarizim total të klasës politike./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat