E quajti “fosil që s’i ndihmon të vërtetës”, Jusuf Buxhovi i reagon ashpër Kadri Veselit - Bota Sot
E quajti “fosil që s’i ndihmon të vërtetës”, Jusuf Buxhovi i reagon ashpër Kadri Veselit

Aktuale

E quajti “fosil që s’i ndihmon të vërtetës”, Jusuf Buxhovi i reagon ashpër Kadri Veselit

Nga: A.Zh Më: 17 korrik 2019 Në ora: 07:38
Jusuf Buxhovi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar për deklaratën e historianit Jusuf Buxhovi se “UÇK-ja ka qenë e drejtë, por nuk ka qenë e pastër”.

Veseli në një intervistë për Zërin e Amerikës, e ka quajtur “një lloj fosili” Buxhovin, i cili sipas tij, “nuk i ndihmon as qartësimit të së vërtetës historike dhe vrasjeve të pasluftës”.

“Është një nga elementët më të dhembshëm pas luftës së Kosovës, së cilës duhet t’i shkohet deri në fund. Ka të bëjë me vrasje pas luftës të cilat janë kriminale nga njerëz të këqij të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës, por personi i cili e ka vënë këtë theks në këtë formë njëngjyrëshe, është lloji i fosilit i cili nuk i ndihmon as qartësimit të së vërtetës historike, pavarësisht se lufta në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

E ndaj kryeparlamentarit ka reaguar historiani Buxhovi, i cili ka akuzuar Veselin për përfshirje në “fushatën linçuese kundër mendimit të lirë dhe të autoritetit shkencor”, përcjell Bota sot.

Buxhovi ka thënë se kësaj fushate, ka mbetur pa iu bashkuar vetëm edhe presidenti në mënyrë që e gjitha të marrë vulën shtetërore nga “Triumvirati i komandantëve”.

“Pas Kryeministrit, në SHBA, në vendin e demokracisë dhe të lirisë, në fushatën linçuese kundër mendimit të lirë dhe të autoritetit shkencor, qenka përfshirë edhe Kryeparlamentari i Kosovës. Mbetet që asaj t'i bashkohet edhe Presidenti në mënyrë që e gjitha të marrë vulën shtetërore nga Triumvirati i komandantëve!”, ka shkruar Buxhovi në një postim në Facebook./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...