Edhe Abazi i del kundër Veselit, ja si ironizon me të

Aktuale

Edhe Abazi i del kundër Veselit, ja si ironizon me të

Nga: A.Zh Më: 17 korrik 2019 Në ora: 10:08
Haki Abazi dhe Kadri Veseli

Edhe analisti politik Haki Abazi, i ka dalë kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, që e ka quajtur “fosil të mbetur”, historianin Jusuf Buxhovi.

Veseli, teksa është pyetur për deklaratën e Buxhovit se “UÇK-ja ka qenë e drejtë, por nuk ka qenë e pastër”, ka thënë se deklaratat si kjo, nuk i ndihmojnë as qartësimit të së vërtetës historike dhe vrasjeve të pasluftës.

E Abazi ka ironizuar me Veselin, duke krijuar një dialog mes “mësueses” dhe “Lulit” në një postim në Facebook.

Ai ia ka përmendur Veselit edhe mbylljen e universiteteve në Kosovë.

Reagimi i Abazit:

Mesuesja: Kush me thote se cka ka jane fosilet?

Luli: Ne Amerike fosilet jane mbetjet qe nuk ka arrite me i zhduke SHIK-u

Mesuesja: Menqur, Ne cilin universitet do me shku Lul?

Luli: Mitrovice, Peje, Gjilan, Ferizaj....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat