Tha se kryeministri flet me Amerikën si me Serbinë, Haradinaj i përgjigjet Veselit

Aktuale

Tha se kryeministri flet me Amerikën si me Serbinë, Haradinaj i përgjigjet Veselit

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:32
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për taksën duke thënë se mungesa e unitetit në mes udhëheqësve vendorë karshi taksës e ka dobësuar Kosovën.

Ai ka shprehur vendosmërinë e tij si shef i Qeverisë së Kosovës për të mos hequr dorë nga taksa duke thënë se nuk ia jep tregun një shteti që ia mohon ekzistencën.

Haradinaj: Nuk ia jap tregun shtetit që më mohon dhe rrezikon

“Mendoj se e ka qasjen shumë të gabuar Veseli dhe Thaçi edhe këta që e kanë dobësuar Kosovën në masën sa e kanë dobësuar sa që Serbia sot me të qit kushte ty për të ardhur në tavolinë të dialogut me ty. Kush e ka sjellë gjendjen e Kosovës deri këtu, e ka sjell kush ka udhëhequr me vendin. Këta njerëz  e kanë udhëhequr vendin deri sot, është një situatë e re, kanë ardhur logjika të reja që i përfaqësoj unë në këtë rast që nuk pranoj për të më vendosur kushte Serbia për t’u ulur në dialog. Njëkohësisht, nuk e jap tregun shtetit që më mohon dhe rrezikon. Ky është një dallim substancial në qasje nëse këtë dëshirojmë ta shpjegojmë ndryshe se si flasim ne me Amerikën, vërtet ne flasim me Amerikën si me familje, por familjes duhet treguar ku po të dhemb”, tha Haradinaj.

Duke e konsideruar si të padrejtë kërkesën për suspendim të taksës, Haradinaj tha se mungesa e unitetit në mes udhëheqësve të vendit karshi taksës e ka rritur dallimin në mes Kosovës dhe Amerikës për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Haradinaj: Sikurse Veseli të ishte unik, edhe SHBA do të përkrahte  vendimin e taksës

“Është kualifikim i paqëndrueshëm. Nuk kam qasje ose komunikim me Amerikën si me Serbinë, me Serbinë njëherë jam ndarë me luftë e kam qenë krahë për krahë me Amerikën. Kemi dallime në tema me Serbinë të shumta, më pak me Amerikën, kemi dallim në temën për suspendimin  e taksës. Sikurse kryetari Veseli dhe të tjerët të kishin qenë unikë, Amerika ndoshta na kishte përkrahur më shumë, por kjo dëshirë me fol ndryshe po na bënë dëme si Kosovë dhe na ka lënë këtu ku jemi”, tha ai.

Teksa e ka pranuar që e ka pasur të vështirë që të mbajë këtë drejtim politik, kryeministri Haradinaj tha se këto qëndrime të udhëheqësve të Kosovës po e bëjnë më të guximshme Serbinë.

Haradinaj: Mungesa e unitetit e bën më të guximshme Serbinë

“Unë e kam pasur shumë të vështirë për të mbajtur këtë drejtim politik në këto kohë, pikërisht për shkak të këtyre fyerjeve se jam ankuar disa herë që nuk kemi qenë unik. Fatkeqësisht, edhe kjo pastaj e bën Serbinë më të guximshme dhe nuk lëshon pe Serbia derisa gjysma jonë i thotë se kemi me e heq taksën. Pse të vijë  Serbia në dialog...Është argument i qëndrueshëm taksa nuk i jepet tregu atij që ta mohon ekzistencën. Askund në botë nuk ka kështu “, tha shefi i Qeverisë.

Shefi i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për koalicionin qeverisës për të cilin tha se nuk është çështja kryesore e vendit, dhe se e rëndësishme është të mbrohet interesi nacional.

Këto deklarata i pari i Qeverisë i bëri pas takimit që pati me kryetarin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, të cilin për kontributin e dhënë për lartësimin e vlerave kombëtare e nderoi me dekoratën Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është kundërpërgjigjur kreut të Kuvendit, Kadri Veselit e deklarimet që ky i fundit i bëri dje në një intervistë, ku u shpreh se duhet të pezullohet përkohësisht taksa, e kritikoi të parin e Qeverisë se me mbajtjen e saj në fuqi po prish marrëdheniet me BE-në e Amerikën, Haradinaj tha para gazetarëve se pikërisht këto deklarata po i bëjnë dëm Kosovën.

Në një konferencë për media, i pari i ekzekutivit u shpreh se nuk ka qasje të njejtë me Amerikën, ashtu si me Serbinë, duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Veselit që tha mbrëmë se Haradinaj flet njejtë si me Amerikën ashtu edhe me Serbinë.

“E pash intervistën është kualifikim i paqëndrueshëm nuk kam qasje me Amerikën si me Serbinë, me Serbinë niher jam nda në luftë, kam qenë me Amerikën, kemi dallime në tema me Serbinë të shumta, ma pak me Amerikën, kemi dallim në një temë suspendimin e taksës. Sikur z.Veseli e të tjerët të kishin qenë unik Amerika ndoshta do të na kishte përkrahur më shumë, po kjo dëshirë me fol ndryshe po na bën dëm si Kosovë e na ka lënë ku jemi sot.

Fatkeqësisht besnikëria ndaj atdheut ndaj tema të interes nacional nuk duhet me u kalkulu shumë, populizëm ose miqësi me Amerikën për Veselin e të tjerët ka qenë kur ishin momente të tjera, u pa se nuk e kemi fort shqetësim qasjen ndaj Amerikës se kemi fol me një gjuhë tjetër, ju e dini për cilën temë e kam fjalën”, tha Haradinaj.

Supsendimi i taksës për një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës sipas tij është e padrejtë.

“Ndërsa, kur janë temat e interesit nacional, me i kërkue Kosovës me e supsendu taksën pra me ja dhanë tregun shtetit që e mohon ekzistencën tonë është e padrejtë kjo edhe nuk shpjegohet kjo kurrqysh ski qysh me e shpjegu, nuk është në logjikën e Amerikës, e as të kërkujt tjetër, por, është fatkeqësia e udhëheqësve tonë që shkojnë atje dhe i thojnë duhet me e gjetë një zgjidhje, në vend se me i thanë ka të drejtë kryeministri jonë. Po shihet këta unë e kam pas shumë të vështirë me e mbajtë këtë drejtim politik, pikërisht për shkak të këtyre thyerjeve, këta pastaj e bën Serbinë më të guximshme edhe nuk lëshon pe përderisa gjysma jonë i thotë kemi me e hjekë taksën pse me e ardhë ata në dialog”, ka shtuar ai.

“Nuk  humbet beteja po e diskreditohen agrumentet, nuk I jepet tregu atij që nuk të njeh si shtet.

Shiko se kam taku Veselin që një kohë, tash është në Amerikë, na takohemi kohë pas kohë po mendoj se e ka qasjen shumë të gabume edhe Veseli edhe Thaçi se tash Serbia na qet kushte për me ardh në dialog. Këta njerëz e kanë udhëheq vendin deri sot, nuk pranoj me më qit kushte Serbia për me u ulë në dialog, dhe njëkohësisht nuk ja jap tregun atij që më mohon”, tha tutje kryeministri, derisa foli edhe për marrëdheniet që ka me Veselin.

“Na kemi një raport të marrëveshjeve në punë, kemi dallim, është konfirmuar edhe me deklaratën e Veselit, kam pas raste në një takim jo në një po në disa, nuk është në rregull kjo, e dobësojmë veten kështu, jo koalicioni, ai vazhdon. Çështja më e rëndësishme është  a mbrohet interesi Kosovës në raport me palët tjera”, përfundoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat