Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje të reja sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.
Haradinaj ka publikuar nj fotografi pas takimit me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.
Ai thotë se janë dakorduar për përgatitjet që po bëhen për takim me malazezët për korrigjimin e kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi.
“Takim pune me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, me të cilin dakorduam për përgatitjet që po bëhen për takim me homologët malazezë për shënimin dhe korrigjimin e kufirit shtetëror me Republikën e Malit të Zi”, shkruan Haradinaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.