PSD: Motivet e ndërhyrjes së Haradinajt janë klienteliste dhe populiste

Aktuale

PSD: Motivet e ndërhyrjes së Haradinajt janë klienteliste dhe populiste

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:57
Driton Çaushi

(E plotësuar) - Partia Socialdemokrate ka shprehur mbështetjen e saj për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e tri universiteteve publike, atij të Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës, pasi sipas tyre ky vendim është në përputhje me Ligjin për Arsimin e lartë.

Kjo parti ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vartësve të tij, duke i cilësuar deklaratat e tyre të papranueshme dhe të rrezikshme.

Deputeti i PSD-së, Driton Çaushi, përmes një konference për media, ka shprehur shqetësimin e tij për reagimet e krerëve të Qeverisë, duke thënë se ato janë dëshmi e qartë për ndërhyrjet në institucione të pavarura, e  siç thotë janë për motive  klienteliste dhe populiste.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Haradinaj që të reagojë kur po zgjidhen militant partiak në krye të universiteteve publike, teksa bëri të ditur se gjatë ditës së sotme kanë kërkuar mbledhje urgjente të Komisionit për Arsim.

Çaushi: Motivet e ndërhyrjes janë klienteliste dhe populiste 

“Ne e konsiderojmë të papranueshme dhe në këtë rast e dënojmë ndërhyrjen brutale të kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrit dhe figurave të tjera nga institucionet e larta publike, ndaj një institucioni të pavarur dhe me autonomi të plotë. Ky sulm nuk mund të cilësohet ndryshe përveç dhe një ndërhyrje e rrezikshme në sistemin arsimor...motivet e ndërhyrjes së kryeministrit dhe ministrave të tjerë janë absolutisht vetëm klienteliste dhe populiste”, tha deputeti Çaushi.

Ndërkaq, anëtarja e kryesisë së PSD-së, Adea Batusha tha se vendimi i KShC-së ka qenë i duhur dhe në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Duke përmendur reagimet e përfaqësuesve institucionalë  pas këtij vendimi,  ajo u shpreh se ato përbëjnë rrezik për mbetje në Asociacionin Evropian - ENQA.

Batusha: Vendimi i KShC-së është i duhur

“Besojmë se vendimi i KShC-së për mos akreditimin e Universitetit të Prizrenit, Pejës dhe atij të Mitrovicës për këtë vit është i duhuri për më tepër konform Ligjit për Arsim të Lartë, i cili specifikon hapat për kualifikimin e një universiteti si i tillë. Në vazhdën e këtyre ndërhyrjeve dhe ngatërrimin të politikës me arsim, ne pamë dje një reagim shumë shqetësues dhe një goditje e radhës për arsimin e lartë nga kryeministri i Kosovës”, tha ajo. 

Ndryshe, pas vendimit të Këshillit Shtetëror  të Cilësisë për mos akreditim të këtyre tri universiteteve publike ka pasur reagime të ashpra nga kryeministri Haradinaj duke e cilësuar këtë si krim dhe anëtarët e këshillit si mercenarë.

PSD mbështet vendimin e KSHC-së

Partia Socialdemokrate ka shprehur mbështetjen e saj për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e tri universiteteve publike, pasi sipas tyre është e duhur.

Për këtë arsye, kjo parti ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vartësve të tij, duke i cilësuar deklaratat e tij se janë të papranueshme dhe ndërhyrje në sistemin e Arsimit të Lartë.

 Deputeti Driton Çaushi, përmes një konferencë për media ka shprehur shqetësimin e tij për gjitha këto reagime pas këtij vendimi. 

Sipas tij ato janë më shumë ndërhyrje populiste dhe klienteliste.  Deputeti Çaushi gjithashtu, bëri të ditur se gjatë ditës së sotme kanë kërkuar mbledhje urgjente të Komisionit për Arsim. 

“Ndërhyrjet e kryeministrit, ministrave dhe zëvendësministrave kanë të bëjnë më shumë me një ndërhyrje klienteliste dhe populiste që iu shërbejnë atyre”, tha ai.

 Ndërkaq, përfaqësuesja tjetër e PSD-së, Adea Batusha tha se vendimi i KShC-së ka qenë i duhuri dhe në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë. Duke përmendur reagimet e përfaqësuesve instiucional pas vendimit të KShC-së, ajo u shpreh se përbëjnë rrezik për mbetje në Asociacionin Evropian ENQA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat