Analisti njohur: Ndërhyrja e klerikëve fetar në shkolla, thyerje e rëndë e karakterit sekular të vendit tonë

Aktuale

Analisti njohur: Ndërhyrja e klerikëve fetar në shkolla, thyerje e rëndë e karakterit sekular të vendit tonë

Nga: V.R Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:34
Lulzim Peci

Analisti njohur, Lulzim Peci, ka thënë se edukata fetare, në mënyrë si e kupton Këshilli i Bashkësisë Islame, është ndërhyrje e predikimit fetar në shkolla të një shteti sekular, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Lulzim Pecit:

Edukata fetare, ne menyren si po e kupton Keshilli i Bashkesise Islame eshte nderhyrje e predikimit fetare ne shkolla te nje shteti sekular, permes dyerve te vogla. Medreseja e Prishtines nuk ka mandat ligjor qe te organizoj kurse te tilla.

 

Nese bash duhet te mesohet ne lidhje me fete ne shkolla, atehere, aty duhet te mesohet per historine e lindjes dhe zhvillimit te tyre, duke perfshire ketu te gjitha religjionet dominante te botes, dhe ate nga aspekti shkencor dhe jo nga ai doktrinaro-fetare. Por, ne Kosove, ne nuk kemi kuadra qe do te mund te plotesonin nevojat e sistemit arsimor ne Kosove, per kete edukim ne lidhje me religjionet. Prandaj, nese duhet ta bejme kete, se pari duhet te pergatiten kuadrot arsimore.

Nderhyrja e klerikeve fetare tek femijet, tek nxenesit e shkollave fillore eshte thyerje e rende e karakterit sekular te vendit tone.

Per edukim islam ne kemi medresa dhe Fakultetin e Studimeve Islame ne te cilat mund te shkojne te rinjte qe jane te interesuar te mesojne dhe dine me shume dhe te studjojne fene islame, dhe kete askush nuk e ndalon.

MASHT-i duhet te merre masa te menjehershme per veprimet e tilla te Keshillit te Bashkesise Islame, dhe ta ndaj si thote populli “shapin nga sheqeri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat