Vetëvendosjes i bashkohet Shkencëtari i Vitit - Bota Sot
Vetëvendosjes i bashkohet Shkencëtari i Vitit

Aktuale

Vetëvendosjes i bashkohet Shkencëtari i Vitit

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:58
Driton Vela

Shkencëtari i Vitit 2018 Driton Vela i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai aktualisht është asistent në Fakultetin e Mjekësisë në UP dhe specialist i mjekësisë interne.

Njoftimi i Vetëvendosjes:

Driton Vela në Vetëvendosje. Tash jemi edhe më të fortë e më të përgatitur. Ai është asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe specialist i mjekësisë interne. Definitivisht një profesionist i përkushtuar i profesorëve të gjeneratës së re me arritje të konfirmuara në fushën e shkencës. Dritoni e mori çmimin Shkencëtari i Vitit më 2018. Dhe botoi librin e çmuar nga fusha e mjekësisë - Fiziologjia e Sistemit Kardiovaskular. Shumë të gëzuar që do ta bëjmë së bashku rrugën e mbetur për ndryshimin e domosdoshëm të vendit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...