Tahiri: Shkeljet e të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet nga institucionet

Aktuale

Tahiri: Shkeljet e të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet nga institucionet

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:27
Pamje nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti në takim Ambasadoren e Holandës për të Drejtat e Njeriut znj. Marriet Schuurman, ku diskutuan rreth mbrojtjes së të drejtave të njeriut. 

Ministri Tahiri e njoftoi Ambasadoren Schuurman rreth reformave në sistemin e drejtësisë me qëllim të forcimit të të drejtave fondamentale dhe parandalimit dhe luftimit e të gjitha formave të diskriminimit, thuhet në njoftimin ministror. 

 Ai theksoi se është finalizuar Kodi Civil i cili reflekton frymën liberale të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ndërsa janë në proces edhe disa masa të tjera të cilat do të avancojnë dhe forcojnë të drejtat e njeriut.

Ministri ka bërë të ditur se ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të gjitha rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet dhe u zotua se do të mbetet i përkushtuar në zbatimin efektiv të legjislacionit. 

 Nga ana tjetër, Ambasadorja Schuurman theksoi së është njoftuar me reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë dhe se vlerëson lartë angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në përgatitjen e një numri të ligjeve që janë miratuar së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat