Edhe gjermanët do të ndërtojnë ndërtesën e Ambasadës, Komuna ua jep tokën - Bota Sot
Edhe gjermanët do të ndërtojnë ndërtesën e Ambasadës, Komuna ua jep tokën

Aktuale

Edhe gjermanët do të ndërtojnë ndërtesën e Ambasadës, Komuna ua jep tokën

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:31
Shpend Ahmeti, dhe Christian Heldt

Sot, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Ambasadori Gjerman, Christian Heldt, kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e një prone të paluajtshme në Prishtinë për Ambasadën Gjermane. Këtu, në vitet e ardhshme do të ndërtohet objekti i ri i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës Ambasadori Heldt deklaroi:

“I gëzohem këtij hapi të parë të rëndësishëm për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës Gjermane dhe falënderoj Kryetarin e Komunës dhe Kuvendin Komunal të qytetit të Prishtinës si dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme. Ndërtimi i objektit të ri të Ambasadës Gjermane në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë është një hap i ri veçanërisht domethënës në raportet tona bilaterale.

Objekti i ri do të jetë një vend për takime dhe shkëmbime të hapura, të cilin edhe nga aspekti mjedisor dëshirojmë ta ndërtojmë në përputhje me standardet më të larta. Objekti i ri i ambasadës duhet të jetë shembull për urbanizëm miqësor dhe të gjelbër. ”

Ndërtimi i objekti të ri të Ambasadës Gjermane do të planifikohet dhe përfundohet gjatë viteve të ardhshme sipas standardeve më të larta gjermane dhe evropiane. Ne i gëzohemi kësaj qendre të re domethënëse për raportet e mira ndërmjet shteteve dhe shoqërive tona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...