Meha: Delegatët e Kuvendit të LDK-së, duhet së pari të ndryshojnë statutin për të hapur garën për Kryetarin e Partisë - Bota Sot
Meha: Delegatët e Kuvendit të LDK-së, duhet së pari të ndryshojnë statutin për të hapur garën për Kryetarin e Partisë

Aktuale

Meha: Delegatët e Kuvendit të LDK-së, duhet së pari të ndryshojnë statutin për të hapur garën për Kryetarin e Partisë

Nga: D. B. Më: 17 korrik 2019 Në ora: 17:00
Xhevat Meha

Sipas statutit të tanishëm të LDK-së, pretendonte për Kryetar partie duhet që vetëm në Kuvend Zgjedhor të mund të paraqesin kandidaturat dhe atë nëse marrin 50+ për qind të votave të delegatëve të pranishëm.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Xhevat Meha i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se hartuesit e këtij statuti kur e kanë hartuar kanë pasur në mendje eliminimin e konkurrencës brenda partiake.

Sipas tij, statuti kështu si është i vënë delegatët para aktit të kryer, i bënë makinë votuese.

“Kush mund të thotë se ne një tubim me qindra pjesëmarrës mund të diskutohet. Aty ka vetëm miting, me duartrokitje e brohoritje, me ngritje gishtash dhe eventualisht me ndonjë votim përmes kutive ku numërimi kryhet nga individ paraprakisht të përcaktuar për numërim sipas porosive. Në këto kushte, çdo gjë tjetër ka dhe vetëm kushte për garë të drejtë nuk ka.

Delegatët e Kuvendit të tanishëm zgjedhor duhet që së pari të kërkojnë ndryshimin e statutit për të krijuar kushte për kandidatet që të shpalosin para tyre dhe para anëtarësisë bindjet e besimet e tyre politike”, ka thënë Meha.

Ai konsideron se kandidatët duhet që nën kushte të barabarta të paraqesin para anëtarësisë së LDK-së dhe para delegatëve programin e tyre me idetë, pikëpamjet dhe konceptet se si e shohin të tanishmen dhe të ardhmen e Kosovës dhe të LDK-së.

“Anëtarësia e LDK-së përmes delegatëve duhet që së pari të njoh kush çka po ofron e merr përsipër dhe vetëm pastaj të përzgjedh ke beson më shumë.

Delegatët e tanishëm nëse nuk ndryshojnë statutin paraprakisht, pranojnë që të votojnë symbyllazi. Këtë nuk duhet ta lejojnë sepse nuk është interes i anëtarësisë së LDK-së dhe Kosovës që dikush të marrë drejtimin e partisë pa ofruar asnjë bindje a besim politik, pa ofruar asnjë ide, koncept a vizion se si e sheh Kosovën tani, dhe në të ardhmen, pa marrë asgjë përsipër se çka dhe si do të punoj”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Xhevat Meha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...