Reagon Daut Haradinaj: Të ndërtohet autostrada, Dukagjini të trajtohet si krejt Kosova - Bota Sot
Reagon Daut Haradinaj: Të ndërtohet autostrada, Dukagjini të trajtohet si krejt Kosova

Aktuale

Reagon Daut Haradinaj: Të ndërtohet autostrada, Dukagjini të trajtohet si krejt Kosova

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 17:59
Daut Haradinaj

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka folur në lidhje me polemikat e fundit rreth ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

Ishte deputeti i Nismës, Zafir Berisha, i cili kishte folur kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

Ndërsa mbrëmë ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi që është nga partia AKR, ka thënë se ndoshta do ishte më mirë të investohej në ekonomi dhe jo të ndërtohen më shumë autostrada.

Në anën tjetër, Haradinaj thotë se rajoni i rrafshit të Dukagjinit ka nevojë për një infrastrukturë të zhvilluar. Ai gjithashtu ka kërkuar një reagim nga kryetarët e komunave të këtij rajoni.

Shkrimi i plotë:

Disa statistika të autostradës.

Lidhja e 5 komunave të Dukagjinit nënkupton rreth 624.000 banorë.

Në projektet e realizuara deri më tani, përkthy në lëvizje të automjeteve ka qenë :

Në një regjion te caktuar që autostrada është në përfundim janë rreth 5000 automjete në 24 orë, ndërsa në autostradën e Dukagjinit, në muajt: qershor,korrik dhe gusht janë 20.000 automjete në 24 orë.

Për të gjithë skeptikët e këtij projekti kapital, duhet ta kuptojnë se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik deri sa nuk ka infrastrukturë, për më tepër kur në regjionin e Dukagjinit janë Alpet Shqiptare, potenciali më i madh i Kosovës për turizëm 12 mujor.

Edhe Dukagjini e meriton të trajtohet si krejt Kosova.

Ju bëj thirrje Kryetarëve të Komunave dhe Deputetëve të Istogut, Pejës, Deçanit, Junikut, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit që ta ngrisin zërin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...