Limaj: Qeveria e ka prioritet kryesor përkrahjen e prodhuesve vendorë - Bota Sot
Limaj: Qeveria e ka prioritet kryesor përkrahjen e prodhuesve vendorë

Aktuale

Limaj: Qeveria e ka prioritet kryesor përkrahjen e prodhuesve vendorë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 19:12
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pohuar se Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e ka vendosur si prioritet kryesor përkrahjen e prodhuesve vendorë, pasi siç tha ai fuqizimi i prodhuesve vendorë nënkupton rritje të buxhetit të vendit dhe vende të reja pune.

Postimi i Ljamt në Facebook:

Fabrika “Ylli” në Malishevë, e cila merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve nga alumini dhe plastika, është një tjetër tregim suksesi e prodhuesve vendorë.

Në këtë fabrikë punojnë më shumë se 50 punëtorë dhe pjesa më e madhe e prodhimit destinacion ka tregun evropian, përkatësisht në Gjermani dhe Zvicër.

Nga pronari i kësaj fabrike, Xhevat Hoti, u njoftuam me disa sfida që përballet, veçanërisht me furnizim me energji elektrike, shqetësim të cilin do ta adresojmë bashkërisht. Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e ka vendosur si prioritet kryesor përkrahjen e prodhuesve vendorë, dhe fuqizimu i prodhuesve veneorë nënkupton rritje të buxhetit të vendit dhe vende të reja pune.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...