Veprimtari Shyqeri Azemi me akuza të rënda: Këta horra të LPK-së i vranë zyrtarët e LDK-së - Bota Sot
Veprimtari Shyqeri Azemi me akuza të rënda: Këta horra të LPK-së i vranë zyrtarët e LDK-së

Aktuale

Veprimtari Shyqeri Azemi me akuza të rënda: Këta horra të LPK-së i vranë zyrtarët e LDK-së

Nga: N.H Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:22
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Përmes një shkrimi të bërë ditë më parë për miqtë e tij virtual në Facebook, botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, pyeti se a kanë vra më shumë shqiptarë apo serbë Thaçi, Haradinaj dhe Veseli?

Lidhur më këtë, ka folur edhe veprimtari i çështjes kombëtare, Shyqeri Azemi, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai me këtë rast ka bërë një koment, duke thënë se udhëheqësit e LPK-së i kanë vrarë të gjithë veprimtarët e LDK-së.

“Përderisa këta formulofshin lista për vrasje të figurave më të ndritshme të LDK-së Rugoviane, si Dr.Ibrahim Rugovës, Profesor Fehmi Aganit dhe shumë të tjerëve ... atëherë dihet se këta i kanë vra të gjithë veprimtarët e LDK-së Rugoviane”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka shpjeguar se tërë luftën këta persona e kanë bërë kundër veprimtarëve e luftëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Këta horra tërë luftën e kanë bërë kundër veprimtarëve, luftëtarëve të LDK-së Rugoviane dhe siç dihet këta horra të LPK-së asnjëherë nuk kanë luftuar kundër ushtrisë millosheviqiane”, ka shkruar veprimtari Shyqri Azemi.

Image

Ndërkaq, kujtojmë se Mazrekaj pyeti miqtë e tij se, Gjarpri, Smajli dhe Luli, a kanë vra më shumë serbë apo shqiptarë, pasi vrasësit e mbi 100 atdhetarëve e veprimtarëve të shquar të Kosovës, nuk kanë pikë nga qielli.

Ai tha se dikush i urdhërori këto vrasje, dhe po të mos vriteshin këto personalitete, Gjarpri, Smajli e Luli nuk do të bëheshin milionerë dhe as nuk do të ishin sot në krye të shtetit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...