S’dihet kush do të garojë për kryetar të LDK’së, Mustafa pritet të fitojë prapë - Bota Sot
S’dihet kush do të garojë për kryetar të LDK’së, Mustafa pritet të fitojë prapë

Aktuale

S’dihet kush do të garojë për kryetar të LDK’së, Mustafa pritet të fitojë prapë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 21:51

Njohës të politikës thonë se kuvendi pa karrige i LDK-së mund ta sjellë vetëm Isa Mustafën si kryetar.

Data se kur do të zgjidhet kryetari dihet, por jo edhe kandidatët që garojnë për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky subjekt politik që po mban zgjedhjet nëpër degë të përcjella edhe me telashe, do të përfundojë këtë proces me 3 gusht.

Ka shumë pretendentë, por asnjëri deri tash nuk ka zyrtarizuar kandidaturën.

Edhe pse nuk e dinë se në çfarë ambienti do t’i mbajnë këto zgjedhje, nga LDK po thonë se veprimet që janë bërë gjatë këtij procesi zgjedhor janë brenda suazave demokratike.

Njohës të zhvillimeve politike thonë se Isa Mustafa do të jetë prapë kryetar pas një marrëveshje mes nënkryetarëve të partisë.

Sipas Rasim Alijës, kjo është edhe mundësia e vetme që të mos ketë përplasje karrigesh.

Lidhja Demokratike e Kosovës që nga marsi i këtij viti është duke zhvilluar procesin e zgjedhjeve të brendshme të partisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...