Ministri i ri Muzafer Shala thotë se Kosova do të bëhet qendër e inovacionit në Ballkan - Bota Sot
Ministri i ri Muzafer Shala thotë se Kosova do të bëhet qendër e inovacionit në Ballkan

Aktuale

Ministri i ri Muzafer Shala thotë se Kosova do të bëhet qendër e inovacionit në Ballkan

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 22:34
Muzafer Shala

Ministri i ri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sot zyrtarisht ka pranuar vendimin nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për të shërbyer si ministër i ri i Inovacionit.

Shala ka falënderuar Partinë Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë, ai ka thënë se Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për fuqizim të ndërmarrësisë dhe inovacionit, si mundësi reale për zhvillim dhe prosperitet.

Tutje ministri ka pohuar se Kosova ka talent dhe potencial, ai është zotuar që së bashku me ekipin e tij do të punojnë drejtë që këtë potencial ta orientojnë në zhvillimin ekonomik dhe ngritje të mirëqënies.

Shala, në fund të shkrimit ka potencuar se do të kujdeset për start up inovative që ta kenë përkrahjen maksimale që ato të rriten e të gjenerojnë punësim, duke shtuar se ai do të punojë që të ndërlidhen sa më shumë akademinë me ekosistemin e ndërmarrësisë në mënyrë që Kosova të bëhet qendër e inovacionit në Ballkan.

Gjithashtu ai ka pohuar që në të njëjtën kohë, do të kujdeset që në të gjitha përpjekjet të jenë sa më transparent.

Në fund të shkrimi ministrit ka thënë se, me besim te vetja, familja e shoqëria, ai po nis rrugën drejtë zhvillimit për një Kosovë ku mbështeten idetë e inovatorëve dhe ndërmarrësve të rinj, dhe se problemet e vjetra do t’i mundin me ide të reja bashkë me djemtë e vajzat më të mirë të këtij vendi.

Ai ka thënë  që së bashku kemi fuqinë për të ndryshuar të tashmen dhe ndërtuar të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...