Paralajmeron ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Vetëm Jusuf Buxhovi ka guximin të merret me bandat që përpilonin lista për likuidim - Bota Sot
Paralajmeron ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Vetëm Jusuf Buxhovi ka guximin të merret me bandat që përpilonin lista për likuidim

Aktuale

Paralajmeron ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Vetëm Jusuf Buxhovi ka guximin të merret me bandat që përpilonin lista për likuidim

Nga: N.H Më: 17 korrik 2019 Në ora: 22:37
Jusuf Buxhovi

Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj, ka thënë se vetëm një intelektual i vërtetë siç është Jusuf Buxhovi, ka guximin të merret me trajtimin e kësaj teme (banda që gjatë luftës kërcënonte përmes komunikatave në gazeta), që në Kosovë kjo ka mbetur një temë tabu.

Sipas tij, edhe 20 vjet pasluftës drejtësia e shtetit të Kosovës nuk e ka guximin të merret me hetimin e mbi 600 vrasjeve.

“E vërteta e argumentuar me fakte,që e thotë historiani i madh Buxhovi e ka goditur këtë bandë mu në vendin ku dhembë më së shumti,andaj reagojnë në këtë mënyrë të pakontrolluar”, ka shkruar ai.

Ja shkrimi i plotë:

Banda që gjatë luftës kërcënonte përmes komunikatave në gazeta dhe telivizion, përmes tubimeve me mërgimtaret në shtetet e Europes.Në Kosovë dhe Shqipëri, kërcnonin drejtpërsëdrejti ushtarë dhe poullaten që nukë ishin në vijen e tyre ideologjike.Shumë të ashpër ishin me aktivist dhe drejtues të LDK-së.

Përpilonin lista të gjata për likujdim.Qëllimi kryesorë ishte eliminimi i tyre dhe rruga drejt pushtetit të jetë pa pengesa.Ajo bandë sot është hudhur në ofenziv kundër një intelektuali të madhë,kundër një historiani me përmasa Botrore i cili me argument shkencore e trajton temen e vrasjeve të luftës dhe pasluftes.Vetëm një intelektual i vertetë siq është Buxhovi,ka guximin të merret me trajtimin e kësaj teme që në Kosovë ka mbetur një temë tabu.

Tani e njëzet vjetë pasë lufte drejtsia e shtetit të Kosovës nuke ka guximin të merret me hetimin e mbi 600 vrasjeve.Kjo ndodhë për arsye se organet e drejtëisë në Kosovë janë në duart e asaj bande.

E vërteta e argumetuar me fakte,që e thotë historiani i madhë Buxhovi e ka goditur këtë bandë mu në vendin ku dhemë më së shumti,andaj reagojnë në këtë mënyrë të pakontrolluar.Ky reagim i ult i kësaj bande është treguesi më i mirë se historiani i madhë Buxhovi ka plotsisht të drejt.Mos u ndalni në rrugtimin tuaj të shenjtë z.Buxhovi,në ndriqimin e Historis sonë e cila ka mbetur në errësiren e gënjeshtrave.

E keni mbështetjen tonë të fuqishme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...