Ymeri: Opozita të dijë si do të duket qeveria e ardhshme para se të rrëzojë aktualen - Bota Sot
Ymeri: Opozita të dijë si do të duket qeveria e ardhshme para se të rrëzojë aktualen

Aktuale

Ymeri: Opozita të dijë si do të duket qeveria e ardhshme para se të rrëzojë aktualen

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 00:35
Visar Ymeri

Visar Ymeri, deputet i PSD-së, ka thënë se partitë opozitare, para se të votojnë mocionin për rrëzim të qeverisë, duhet të jenë të sigurta se i kanë numrat për rrëzim dhe të dinë se si do të dukej qeveria e ardhshme.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se do të ishte veprim i kotë nëse opozita e ngrit mocionin në Kuvend nëse nuk është e sigurt se i ka numrat për rrëzim.

“Mendoj që së pari duhet të kemi parasysh që me deklarime publike, ende nuk janë numri i mjaftueshëm i deputetëve për të votuar mocionin. Një dështim e shtyn për së paku tre muaj qeverinë. Zgjedhjet do të ishin zgjidhje nëse pas tyre do të kishim idenë se si do të dukej qeveria e ardhshme e si do të ishte më e mirë se qeveria aktuale”, ka thënë ai.

“Po presim deri tash, nga LDK-ja si partia më e madhe, të marrë veprimin e të sjellë mocionin për të cilin kemi dhënë nënshkrimet. Por janë dy gjëra të rëndësishme, të qartësohet pse po rrëzohet qeveria e që të garantohet se qeveria e ardhshme të mos vazhdojë me avazin e njëjtë”, ka thënë ai duke shtuar se ka shumë pika për të cilat duhet të dihet rrugëdalja në të ardhmen.

Sipas tij, “ngarendja për zgjedhje pa menduar situatën paszgjedhore, mund të jetë edhe e dëmshme për vendin”.

Ymeri ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij që rrëzimi i qeverisë të mos varet nga votat e Listës Serbe. Ai ka thënë se zbehja e rolit të kësaj partie në Kosovë është bërë për shkak të mënyrës së sjelljes së PSD-së.

“Është e vërtetë që Lista Serbe ka ndikuar për t’u votuar kjo qeveri. Janë situata të ndryshme me të kaluarën. Ajo s’është tash pjesë e pushtetit për një kohë të gjatë. Edhe pse kanë ulëse të garantuara, është bërë e panevojshme për qeverinë dhe numrat në kuvend dhe ka sjellë pozitivitet në politikëbërjen në Kosovë për aq sa mund të gjejmë gjëra pozitive. Kjo është ndoshta ndër të paktat. Pasi e ka humbur rolin për shkak të mënyrës së sjelljes së PSD-së si opozitë në Kuvend. Mendoj që si jemi sjellë ne në Kuvendin është mënyra se si sillet opozita në çdo kuvend normal. Votat jepen me kushte në interes të qytetarëve”, ka thënë tutje ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...