Nagavci: Ndërhyrja e Kryeministrit në Arsim, do kenë pasoja për studentët

Aktuale

Nagavci: Ndërhyrja e Kryeministrit në Arsim, do kenë pasoja për studentët

Nga: V.R Më: 18 korrik 2019 Në ora: 11:26
Arbërie Nagavci

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se ndikimet e zyrtarëve qeveritar në punën profesionale të institucioneve të pavarura janë të dëmshme, e njëkohësisht edhe të paparanueshme, shkruan “Bota sot” .

Postimi plotë i Nagavcit:

Ndikimet në punën profesionale të institucioneve të pavarura janë të dëmshme dhe si të tilla të papranueshme, andaj dhe ndikimi i Kryeministrit, Ministrit të Arsimit dhe të tjerëve në vendimet e KSHC, i patolerueshëm.

Përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga asociacioni evropian ENQA për shkak të ndërhyrjes në pavarësinë e saj, do të jetë me pasoja për studentët dhe të rinjët e Kosovës që dëshirojnë të vazhdojnë studimet postdiplomike apo specializime tjera në vendet e BE-së. Diplomat e studentëve tanë do të zhvleftësohen edhe formalisht dhe procedurat për vazhdim të studimeve jashtë vendit do të vështirësohen edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat