Të premten zgjedhet personi që do ta dizajnojë shtatoren e Adem Demaçit

Aktuale

Të premten zgjedhet personi që do ta dizajnojë shtatoren e Adem Demaçit

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 12:22
Adem Demaçi

Komisioni Qeveritar për pranimin e ofertave për  ndërtimin e shtatores së Adem Demaçit, sot kanë shqyrtuar ofertat e personave të interesuar për ndërtimin e kësaj shtatoreje

Takimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte, ku edhe do të merret vendimi se kush do ta ndërtojë shtatoren e Demaçit.

Këtë e ka bërë të ditur Jahja Luka në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni. Ai ka njoftuar se të premten do të dalin me deklaratë dhe do të njoftojnë se kush do të jetë emri që do ta dizajnojë shtatoren e Adem Demaçit.

Figura e Demaçit e bërë prej bronzit do të jetë e gjatë rreth katër metra. Qeveria e Kosovës për të ka ndarë 120 mijë euro.

Po ashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Parku i Qytetit të emërohet “Adem Demaçi”, emrin e veprimtarit do e mbajë edhe autostrada Prishtinë-Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat