Mustafa takon kryetarët e degëve të LDK-së

Aktuale

Mustafa takon kryetarët e degëve të LDK-së

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:41
Pamje nga takimi

Nën udhëheqjen e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, sot është mbajtur takim me kryetarët e degëve të këtij subjekti politik.

Në takim u diskutua rreth përmbylljes së procesit zgjedhor brenda LDK-së që do të kulmojë me Kuvendin e LDK-së më 3 gusht ku do të zgjidhen kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm që do të implementojnë parimet programore të LDK-së.

“Këto organe udhëheqëse do të përgatisin LDK-në, në ndërlidhje të ngushtë me qytetarët e Kosovës, për fitoret e radhës në zgjedhjet lokale dhe qendrore për t’i dhënë vizion dhe orientim temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Sipas së njëjtës deklaratë, Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat