Haradinaj: Vdekja e 12 vjeçarit na trishtoi të gjithëve

Aktuale

Haradinaj: Vdekja e 12 vjeçarit na trishtoi të gjithëve

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:58
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar rastin e vrasjes së fëmijës 12 vjeçar në Fushë Kosovë, ka thënë se dhuna te personat e pambrojtur është një shqetësim.

Haradinaj: Ishte një lajm shumë i trishtueshëm

“Ishte një lajm shumë i trishtueshëm dhe i shpreha ngushëllime të gjithëve për vdekjen e këtij fëmije dhe na trishtoi të gjithëve. Dhuna në familje ose dhuna tek personat e pambrojtur si te gjinia femërore, në raste të caktuara tek fëmijët, është një shqetësim. Policia e ka ngritur vigjilencën, ka ende vend për përmirësim e pranojmë, por mos të harrojmë se Policia e Kosovës po përballet po them ashtu me një punë mjaftë voluminoze për shkak se është një temë jo e lehtë e trajtimit tash”, tha ai.

Kreu i Qeverisë është pyetur se pse nuk po reagon në të njëjtën mënyrë për neglizhencën e Policisë për rastin e fëmijës, siç ka reaguar për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për ndalimin që u ka bërë tri universiteteve publike për regjistrimin e studentëve të rinj.

Haradinaj: Nuk jam për t’i drejtuar gishtin Policisë

“Beso jam afër punës së Policisë voluminoze, unë e pranoj që Policia ka ende punë, por megjithatë e shoh se sa punë po bëhet. Do të thotë Policia është duke punuar, keni parasysh ne jemi një vend që vijmë prej rrethanave më të këqija pa rend dhe ligj, nëse e sheh sa është puna e tyre vërtetë janë duke bërë shumë punë. E pranoj se ka raste që nuk mbërrijnë dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë se janë njerëzit e këtij vendi, por nuk janë Policia sot me ia drejtua gishtin se krimi është krim që ndodhë edhe në vende shumë të zhvilluara në raste të caktuara, jo me amnistua as mos punën e dikujt, por nuk është qashtu”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat