Lirohet deputeti Haradinaj, i ndaluar në Vjenë me fletëarrest të Serbisë

Aktuale

Lirohet deputeti Haradinaj, i ndaluar në Vjenë me fletëarrest të Serbisë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:57
Daut Haradinaj

(E plotësuar) - Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është liruar nga autoritetet austriake pas intervistimit që i është bërë në ambientet e aeroportit në Vjenë.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se ai është pyetur në lidhje me fletëarrestin e lëshuar nga Serbia.

Fletëarrestet e lëshuara nga Serbia, Daut Haradinaj ndalohet në Vjenë

Pas ndalimit që iu bë kohë më parë kryeministrit Ramush Haradinaj, në Francë, një fat të tillë sot e ka përjetuar edhe vëllai i tij, Dauti.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Ai është kapur nga policia në Vjenë ndërsa ende nuk dihet se si do të procedojnë.

Mësohet se ndalimi i tij është bërë rreth orës 14 e 30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat