Flet Daut Haradinaj, tregon a u arrestua në Vjenë - Bota Sot
Flet Daut Haradinaj, tregon a u arrestua në Vjenë

Aktuale

Flet Daut Haradinaj, tregon a u arrestua në Vjenë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:30
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i arrestuar, por, që ishte në një konsultë disa minutëshe në policinë në aeropot të Vjenës.

Mediat kanë raportuar sot gjatë ditës se deputeti i AAK-së Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë, bazuar në fletëarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia.

Por, këtë lajm e ka mohuar vet Daut Haradinaj.

“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim.Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”, tha Haradinaj.

“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë.Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...