MIT e Policia e Kosovës takohen për segmentin rrugor Zahaq-Hyrja e Pejës

Aktuale

MIT e Policia e Kosovës takohen për segmentin rrugor Zahaq-Hyrja e Pejës

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:40
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj sot priti në takim përfaqësuesit e Policisë së Kosovës nga Peja.

Lekaj ftoi këtë takim mes organeve të rendit dhe ekspertëve të MIT, për harmonizim të veprimeve për plotësimin e kërkesave të qytetarëve të Pejës për kyçje në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë (Zahaq).

Me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve pa penguar mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafikun rrugor, një ekip i përbashkët i MIT dhe Policisë, do të jenë në terren nga nesër.

Lekaj shprehu këmbëngulësinë e tij që të gjenden pranë qytetarëve me infrastrukturën e duhur, sa herë që kërkesat e tyre janë të arsyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat