Nëna e 9-vjeçarit që u dhunua në Fushë-Kosovë: E pashë vrasësin, hala pa e gjet trupin e djalit

Aktuale

Nëna e 9-vjeçarit që u dhunua në Fushë-Kosovë: E pashë vrasësin, hala pa e gjet trupin e djalit

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 17:34
Makfire Ilazi

Nëna e 9 vjeçarit K.Veseli, Makfire Ilazi i cili u dhunua për një kohë, ndërsa u vra para pak ditësh në mënyrë barabare, për ‘Frontal’ në T7 ka treguar gjithë ngjarjen e rëndë.

Ilazi rrëfeu se si viktima, në këtë rast djali i saj, kishte dalur së bashku me të për të mbledhur lemenka e për të fituar pak para.

Viktima, siç thotë nëna e tij ka kërkuar që të qëndrojë edhe pak që të fitojë para, për të blerë ndonjë ushqim, kur nëna shkoi në shtëpi.  I njëjti, pastaj nuk ishte kthyer më edhe pse familjarët e kanë kërkuar.

Nëna e viktimës, tutje tregon se e kishte parë të akuzuarin para se të gjendej trupi i djalit të saj.

 “Unë tani e pash Sefedinin, pyeta ku ma ke lon djalin, ai u dridhke e ja therri me bicikletë’ ka thënë ajo.

‘Njani pastrues ma kish gjet djalin të kontienerët, e kish ngre jorganin i ka kamtë e djalit, po e ka thirr Policinë’, ka thënë ajo.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin për vrasjen e 9 vjeçarit. S.O, i cili është arrestuar disa ditë pasi K.Veseli u gjet i vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat