Moment interesant, kur këngëtarja Ana Oxa nderohet me çmimin "Skënderbe" për respektin dhe dashurinë ndaj rrënjëve shqiptare - Bota Sot
Moment interesant, kur këngëtarja Ana Oxa nderohet me çmimin "Skënderbe" për respektin dhe dashurinë ndaj rrënjëve shqiptare

Aktuale

Moment interesant, kur këngëtarja Ana Oxa nderohet me çmimin "Skënderbe" për respektin dhe dashurinë ndaj rrënjëve shqiptare

Nga: V.R Më: 18 korrik 2019 Në ora: 18:44
Ana Oxa

Xhevdet Mazrekaj, pronar dhe botues i Gazetës Kombëtare Bota sot, ka postuar një detaj interesant nga një ngjarje ku u nderua me çmimin “Skënderbeu”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ana Oxa.

Ajo u nderua në mesin e shumë personaliteteve të tjera, për respektin dhe dashurinë ndaj rrënjëve të prejardhjes në mbrëmjen gala  të organizuar nga “Bota sot”, dy dekada më parë, gjegjësisht vitin 1997.

Ngjarja e dy dekadave më parë, ishte një mbrëmje e rrallë në atë kohë, ku ndër të tjera, u nderuan shumë aktor, këngëtar dhe artistë të tjerë për kontributin e tyre dhënë kulturës shqiptare në tërësi.

Postimi  plotë i Mazrekajt:

Për respektin dhe dashurinë ndaj rrënjëve të prejardhjes, çmimi Skënderbeu i ndahet këngëtares Ana Oxa

Edhe një sekuencë prej gala mbrëmjes së organizuar nga gazeta “Bota sot”në vitin 1997. Momenti kur me çmimin “Skënderbeu” u nderua këngëtarja shqiptare me famë botërore Ana Oxa.

Kjo ishte hera e parë që Ana Oxa do të paraqitej para një publiku shqiptarë. Rrënjët e saj shqiptare ishin zbuluar pikërisht gjatë vitit kur edhe u nda çmimi “Skënderbeu” nga gazeta “Bota sot”.

Çmimin për këngëtaren do ta ndante profesori i njohur në konservatorin e Parisit, Ehat Musa, me prejardhje nga Peja.

Prezantuesi Adi Krasta, profesor Ehat Musën do ta prezantonte si njeri të papërsëritshëm dhe me shumë vlera.

Kurse, Musa do të thoshte fjalë të mëdha për këngëtaren Ana Oxa.

“Zonja dhe zotërinj, për respektin dhe dashurinë ndaj rrënjëve të prejardhjes, çmimi Skënderbeu i ndahet këngëtares Ana Oxa”, do të deklaronte Musa.

Ana Oxa, mes emocionesh do të fliste për rrënjët e saj shqiptare në gjuhen italiane. Në fund të fjalimit, do të fliste edhe pak fjalë në gjuhën shqipe.

“Ju dua shumë”, ishin fjalët e saj, që u përcollën me duartrokitje të shumta nga të ftuarit e mbrëmjes.

Për fund, këngëtarja Ana Oxa do ta këndonte këngën e saj, “Donna con te” apo në shqip, “Grua me ty”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...