Veseli takon Kongresmenin Lee Zeldin, ja çfarë kanë diskutuar

Aktuale

Veseli takon Kongresmenin Lee Zeldin, ja çfarë kanë diskutuar

Nga: Z.B Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:07
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se është takuar me Kongresmenin Lee Zeldin, i cili bashkë me Kongresmenin Eliot Engel ka sponzorizuar Rezolutën për vëllezërit Bytyçi, të cilët janë vrarë forcat serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Veseli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se i falënderova kongresmenin, që nëpërmjet kësaj rezolute e cila u votua dje nga Komiteti për punë të Jashtme i Kongresit Amerikan, i bëhet thirrje Serbisë që të gjejë dhe të dënojë kriminelët serbë që kanë vrarë vëllezërit Bytyçi.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi të veçantë sot takova Kongresmenin Lee Zeldin, i cili bashkë me Kongresmenin Eliot Engel ka sponzorizuar Rezolutën për vëllezërit Bytyçi, të vrarë nga forcat serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Përzemërsisht falënderova kongresmenin, që nëpërmjet kësaj rezolute e cila u votua dje nga Komiteti për punë të Jashtme i Kongresit Amerikan, i bëhet thirrje Serbisë që të gjejë dhe të dënojë kriminelët serbë që kanë vrarë vëllezërit Bytyçi.
Gjithashtu e informova kongresmenin për iniciativën për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, si një hap që duhet të ndërmerret për të sjellë drejtësi për mijëra viktima civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat