Haradinaj: T’ju lëshojmë urdhër-arrest Vuçiqit dhe Daçiqit që i shërbyen Millosheviqit

Aktuale

Haradinaj: T’ju lëshojmë urdhër-arrest Vuçiqit dhe Daçiqit që i shërbyen Millosheviqit

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:28
Daut Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur lidhur me raportimet për arrestim në shtetin austriak pas një urdhri të dhënë nga Serbia.

Haradinaj ka thënë se kjo nuk qëndron, pasi me të arritur në Austri, e gjitha kishte të bënte me një procedurë të tej zgjatur kontrolle por asgjë në lidhje me ndonjë ndalesë të urdhëruar nga Beogradi.

”E vërteta është se ekziston një urdhër ndërkombëtar nga Serbia, por shteti austriak nuk i respekton urdhrat e Serbisë”.

”Kjo ska të bëjë me ndalim por është një verifikim që merr kohë. E drejta, është se nuk ishte ndalesë, por ishte procedura të tejzgjatura për kontrolla dhe një qytetar e dërgon lajmin në Kosovë”.

”Nuk është e vërtetë që ka pasur arrest as ndalesë, por një procedurë e stërzgjatur e kontrollës”.

”Autoritet kanë qenë profesionale. Nuk ka pasur ndonjë procedurë tjetër, më kanë pyetur: ”Ku do të shkosh, sa do qëndrosh?”. Nuk ka pasur asnjë pengesë. Jam falënderues ndaj tyre që as nuk e kanë përfillë e as nuk e kanë komentuar urdhëresën e Serbisë”.

”Ka shtete të mira që e kanë pranuar Kosovën si shtet siç është rasti i Austrisë. Por ka shtete në procedura që marrin shumë kohë derisa të përfundojnë siç ishte rasti i Francës para dy vitesh. Unë ju kam treguar që këtu nuk jam ilegal, vi në Austri tash e sa vite. Duhet të anëtarësohemi sa më shpejt në Interpol, të jemi anëtar të barabartë si të gjitha shtetet tjera. Ndryshe gjithmonë do ketë pengesa, jo vetëm për ushtarë por për këdo që Serbia e vlerëson do lëshojë urdhër arresti”.

“Ne e kemi rastin shumë të thjeshtë, duhet të jemi anëtar i Interpol-it dhe të lëshojmë masë arresti për Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq që i kanë shërbyer Millosheviqit”, është shprehur ai.

Haradinaj tha se nuk ka vend për askënd për tu shqetësuar, dhe është shprehur mirënjohës për shtetin austriak i cili sipas tij nuk zbaton urdhrat e Beogradit.

”Më vjen keq që duhet të merrem me këso gjërash. I kuptoj edhe mediat por edhe njerëzit që shqetësohen por çfarë faji kanë qytetarët e Kosovës. Nuk duhet të shqetësohet askush për çfarëdo që i ndodhë secilit individ. Ne kemi luftuar për shtetin e Kosovës. Ata që nuk ndihen mirë le ta gjejnë një vend tjetër më të mirë”.

“U ndjeva keq – më vonë e kuptova se është bërë shumë temë. Por në të njëjtën kohë jam mirënjohës edhe për shtetin austriak që nuk i zbaton urdhrat e Beogradit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat