Haradinaj ia kthen goditjen Veselit, ja për çka e akuzon - Bota Sot
Haradinaj ia kthen goditjen Veselit, ja për çka e akuzon

Aktuale

Haradinaj ia kthen goditjen Veselit, ja për çka e akuzon

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:56
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Servilizëm i tepruar, sipas kryeministrit Ramush Haradinajt, është ajo që deklaroi nga Uashingtoni kolegu i tij i koalicionit, kryeparlamentari Kadri Veseli. Haradinaj ka thënë se është e turpshme të vendosen në një nivel qasja e tij ndaj Serbisë dhe Amerikës.

“Është e turpshme që një udhëheqës i Kosovës të bëjë një asimetri ose krahasim të qasjes së cilit do donit në Kosovë, e me thanë që sillesh si me Serbinë si Amerikën. Është gjëja më e ulët e mundshëm që mundet ta bëjë një udhëheqës jo për mu në këtë rast, edhe fatmirësisht nuk është ashtu dhe fatmirësisht në Amerikë e dinë të vërtetën. Por është e turpshme me bo asimetri të qasjes me Serbinë e Amerikën”, ka thënë Haradinaj në KTV.

Ai ka thënë se nuk është e njëjtë qasja si ndaj Serbisë dhe Amerikës.

“Për mua Amerika është familja ime, e në familje ndodh ndonjë mospajtim, e këta po ja shpjegoj Kadri Veselit e Hashim Thaçit e të gjithëve, nuk je i mirë për Amerikën nëse nuk e mbron interesin tendë, nuk je i mirë për Amerikën nëse nuk i tregon se ku po të dhemb, nuk din ai si të të ndihmojë”.

“Amerika duhet të dëgjoj pastër prej nesh, nuk  mund të japim territor, pra nuk prekët territori i vendit tim, nuk mundet me dhanë  Zajednicën si tipit të Dodikut, se më hyn Rusia brenda, e na sjell  probleme këtu, mundem ta kthej tregun në këmbim të njohjes, nëse  kjo qenka kundër Amerikës, e qenka njëjtë si me ja than Serbisë, është e pakuptim”.

Fatkeqësisht, po e them edhe njëherë, ky është servilizëm, është servilizmi ma i ulët i mundshëm që mundet ta bëjë një udhëheqës politik”

Sipas Haradinajt, taksa është arma e vetme e cila mund t’i sjell njohjen Kosovës.

 Madje, ai ironizoi duke thënë se Serbia nuk e njeh Kosovës sepse “jemi nice guys”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,  Kadri Veseli ditë ma parë ka thënë se Haradinaj flet me Amerikën sikur me Serbinë, dhe siç ka thënë ai këtu është edhe dallimi mes tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...