Mohoi se kishte votuar për Thaçin, Alma Lamës i vjen goditja: Keq e ke shkruar skenarin…

Aktuale

Mohoi se kishte votuar për Thaçin, Alma Lamës i vjen goditja: Keq e ke shkruar skenarin…

Nga: A.ZH Më: 18 korrik 2019 Në ora: 21:00
Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, mbrëmë ka deklaruar se emërimi i saj në këtë pozitë nuk është bërë me pazare votash, pasi ajo ka thënë se ka dëshmi se nuk e ka votuar Hashim Thaçin për president.

Ajo ka thënë se kuorumi për Thaçin si president ka ekzistuar edhe pa të.

“Kurrë nuk e pranoj se jam pranuar ambasadore për shkak të votës time. Kurrsesi jo. Nuk ka lidhje me votën, unë nuk e kam votuar Hashim Thaçin, ai e di këtë. Kuorumi për Thaçin si president ka ekzistuar edhe pa mua, sepse unë kam hyrë në sallë kur ka filluar votimi”, ka thënë Lama.

Por, asaj i ka reaguar ashpër analisti politik Faik Krasniqi, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Lama “e ka shkruar keq skenarin”. Krasniqi e ka akuzuar Lamën se ka shitur votën dhe se për postin e ambasadores, ajo ka votuar Thaçin president.

Reagimi i Krasniqit:

Alma Lama, je munduar te shkruash njefare skenari, por e paske shkruar skenarin shume te keq. Skenaret i shkruajne skenaristet. E shite voten dhe per postin e ambasadores votove Thacin president. Si ti po thone edhe nja 30 deputete tjere qe se kane votuar Thacin president, por realisht ai me voten qe ja dhate u be president!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat