Eksperti amerikan: Rusia dhe Serbia bën një gabim të tmerrshëm që lidhet me Kosovën

Aktuale

Eksperti amerikan: Rusia dhe Serbia bën një gabim të tmerrshëm që lidhet me Kosovën

Nga: A.ZH Më: 18 korrik 2019 Në ora: 21:03
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai rus Vladimir Putin

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka dalë edhe një herë në përkrahje të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet në Interpol dhe në UNESCO, përcjell Bota sot.

Tentimin e Rusisë dhe të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në këto dy institucione, Ben-Meir, e ka quajtur “gabim të tmerrshëm”.

Eksperti amerikan ka theksuar se pavarësisht mosmarrëveshjes së tyre, kur është fjala për sigurinë ndërkombëtare, çdo vend, duke përfshirë Kosovën, duhet të jetë i mirëpritur.

“Ishte një gabim i tmerrshëm nga Rusia dhe Serbia që të mos lejojnë që Kosova të bashkohet me Interpolin dhe UNESCO-n. Në të vërtetë, pavarësisht mosmarrëveshjes së tyre, kur është fjala për sigurinë ndërkombëtare, çdo vend, duke përfshirë Kosovën, duhet të jetë i mirëpritur”, ka thënë Alon Ben-Meir.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, sivjet do të mbahet në Kili./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat