Deputeti i Vetëvendosjes: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, janë varrëmihësit e Republikës së Kosovës

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, janë varrëmihësit e Republikës së Kosovës

Nga: H.O. Më: 18 korrik 2019 Në ora: 21:12
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sami Kurteshi në një postim të tij në Facebook shkruan se koalicioni i pozitës, të cilin e quan si ‘koalicioni i natës pa dëshmitarë, me hajna e lakmitar” është vazhdimi më i kobshëm i zhbërjes së shtetit të Kosovës.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, dëshmuan se janë varrëmihësit e Republikës së Kosovës”, shkruan: Kurteshi.

Postimi i plotë:

ZHBËRJA E SHTETIT - VRASJA E LIRISË (1)

Koalicioni i natës pa dëshmitarë, por me shumë hajna e lakmitarë, i „komandantëve të luftës“, ishte vazhdimi më i kobshëm i zhbërjes së shtetit të Kosovës, të krijuar me gjakun e mishin e trupit të bijave dhe bijve më të mirë të kësaj toke.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, me një lukuni „komandantësh“, si plangprishës, lakmitarë e të pangopur që ishin e janë, dëshmuan se janë varrëmihësit e Republikës së Kosovës. E Gjykata Kushtetuese vetëm se ua mbajti ison, duke ua mbuluar me letra e ligje krimin.

Këta pushtetarë, përfshi të gjitha partitë që sunduan në Kosovën e gjakosur të pasluftës, me pushtetin e tyre kriminal, në kuptimin më negativ të mundshëm të fjalës, që nga paslufta e drejtë çlirimtare e UÇK, që nga fillimi dëshmuan se as dinë, as duan, as munden, as kanë guximin, as kurajon dhe as synimin e ndërtimit të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat