Nasim Haradinajt i ndodhë e papritura, del me sqarim publik - Bota Sot
Nasim Haradinajt i ndodhë e papritura, del me sqarim publik

Aktuale

Nasim Haradinajt i ndodhë e papritura, del me sqarim publik

Nga: A.ZH Më: 18 korrik 2019 Në ora: 22:33
Nasim Haradinaj dhe Xhavit Jashari

Nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj, ka sqaruar arsyen se pse nuk mundi të mbajë debatin e paraparë në një nga televizionet vendore.

Ai ka thënë gazetari Vehbi Kajtazi nuk ishte dakord që debati të zhvillohej me të, e pastaj Xhavit Jashari, nuk pranoi që të vazhdonte debati pa Nasim Haradinajn, përcjell Bota sot.

Haradinaj e ka quajtur banal arsyetimin e drejtuesve të emisionit se në debat ishte i ftuar Hysni Gucati, pasi sipas tij, nuk ka rëndësi se a shkon në emision kryetari apo nënkryetari, sepse siç ka thënë ai, të dytë e përfaqësojnë këtë organizatë.

Reagimi i Haradinajt:

Sqarim për opinionin publik

Sonte ishim te pranishëm ne debat te televisioni Dukagjini,me disa analiste.

Ju njoftojme se ne nuk arritëm qe ta mbajme debatin per arsye se Vehbi Kajtazi nuk ishte dakord qe te jete ne debat me Nasim Haradinajn, dhe mepastaj Xhavit Jashari nuk pranoj qe te vazhdoj debatin pa Nasimin.

Arsyetimi i drejtuesve te emisionit se ne debat ka qene i ftuar Hysni Gucati, eshte banal, sepse ne aty ishim te ftuar si drejtues te Organizatave te dala nga lufta, dhe nuk ka rendesi se a shkon kryetari apo nenkryetari sepse te dyte jane perfaqesues./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...