Nagavci: Në Gjakovë, po keqpërdoren bashkëatdhetarët

Aktuale

Nagavci: Në Gjakovë, po keqpërdoren bashkëatdhetarët

Nga: V.R Më: 19 korrik 2019 Në ora: 11:41
Arbërie Nagavci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, po i keqpërdorin bashkëatdhetarët duke i detyruar të paguajnë dyfishin e shërbimeve mjekësore, shkruan “Bota sot”.

Postimi saj i plotë:

Diaspora sjell më shumë se 800 milion euro në vit remitenca,

Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjakovës, për të njejtat shërbime që ofrohen me rastin e vizitave mjekësore, nga bashkatdhetarët kërkon më shumë se dyfishin e çmimit.

Nga 1€ sa ka qenë pagesa për vizitën mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjakovës, tani është 2€, ndërsa për bashkatdhetarët çmimi që duhet të paguajnë për të njejtën vizitë është 5€.

Bashkatdhetarët tanë, ndonëse kanë mundësi të bëjnë pushimet në vende të ndryshme të botës, zgjedhin Kosovën dhe kthehen në vendlindjet e tyre. Mërgata jonë vazhdon të jetë burim financiar për familjet dhe ekonominë kosovare.

Ndërkaq institucionet tona në vend se të pregatiten për t'i pritur si duhet, u rrisin çmimet edhe për vizitat mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat