Bytyqi: Prindërit dhe kolektivi do të kenë rol kyç në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave

Aktuale

Bytyqi: Prindërit dhe kolektivi do të kenë rol kyç në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 15:03
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, njoftoi se ka nënshkruar udhëzimin administrativ të hartuar nga ministria e tij që ka për qëllim të përcaktojë detyrat, përgjegjësitë, kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Bazuar në këtë udhëzim, do të jenë prindërit dhe kolektivi i shkollës ata të cilët do të kenë rol kyç dhe vendimtar në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore.

“Për të mirën e fëmijëve më shumë se prindërit nuk përkushtohet askush, dhe për këtë, do të jenë prindërit dhe kolektivi i shkollës ata të cilët do të kenë rol kyç dhe vendimtar në ketë proces kaq të rëndësishëm”, deklaroi Bytyqi.

Bytyqi tha se përmes këtij udhëzimi administrativ, që është në përputhje të plotë me dispozitat ligjore, synohet depolitizimi i sistemit arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat