Ramush Haradinaj jep dorëheqje, ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar - Bota Sot
Ramush Haradinaj jep dorëheqje, ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

Aktuale

Ramush Haradinaj jep dorëheqje, ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:23
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Javën e ardhshme do të udhëtojë për në Hagë, pasi atje pritet të intervistohet nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës së Specializuar.

Por, këtë ka vendosur ta bëjë si kryeministër në detyrë, pasi Ramush Haradinaj sot dha dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Qeverisë.

Mes emocionesh, Haradinaj në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se në Hagë do të përballet ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.

Ndonëse dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Qeverisë, Haradinaj bëri të ditur se në zgjedhjet e lira do të kandidojë së bashku me subjektin që ai e udhëheq.

Haradinaj: Nga ky moment jemi në dorëheqje si qeveri

“Sapo e informova Qeverinë, pastaj do t’i informoj edhe institucionet tjera edhe partnerët politik, se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme prej funksionit të kryetarit të Qeverisë. Pra, nga ky moment jemi në dorëheqje si Qeveri. Arsyja është që jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Gjykatës së Specializuar. Javën tjetër do të kem paraqitje dhe kam vlerësuar që nuk muj me u paraqit si kryetar i Qeverisë atje, por si një qytetar, si Ramush Haradinaj, si kryetar i Qeverisë në dorëheqje. Pra  me e rujtë nderin e kryetarit të Qeverisë dhe të shtetit, kam mëndu se është e drejtë me e marrë këtë vendim”, tha ai.

Duke folur për atë se ftesa e Gjykatës Speciale erdhi për të në një kohë të rëndësishme për Kosovën, kur ka stagnuar edhe dialogu me Serbinë, Haradinaj tha se është me rëndësi që Kosova është  shtet sovran dhe i paprekshëm në vlerat e veta.

Të ndodhur përballë kësaj situate, ai nuk harroj të porosisë se lidershipi kosovar duhet të bëjë kujdes në ofrimin e ofertave të saj.

Haradinaj: Kosova është e paprekshme, lidershipi vendor të tregojë kujdes

“Kosova është një vend multietnik, një demokraci euroatlantike, është e paprekshme edhe në territor edhe në kufij edhe në vlerat e veta. Tani janë dy aspekte, mund të flasim për pjesën politike ose për pjesën ligjore. Unë do ta respektoj pjesën ligjore në tërësi, pra do të paraqitem, do të kryej detyrat e mia, pastërtinë time të një luftëtari shqiptar, nderit tim, familjes time do ta mbroj, të Kosovës, si luftëtar i vendit tim. Ndërsa pjesa politike e të tjera, mendoj se është shumë gabim që po provohet me i kërku Kosovës një çmim të papërballueshëm për njohjen ose për arritjen e një marrëveshjeje, mendoj se është gabim prej lidershipit të Kosovës me ofru oferta të gabuara, duhet me bë kujdes”, tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se qeveria në dorëheqje do t’i kryejë punët e veta deri në forimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të lira.

Për këtë, tha se është presidenti i vendit Hashim Thaçi, ai që duhet të caktojë datën e zgjedhjeve. Teksa ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhje së bashku me subjektin që ai e udhëheq.

Haradinaj: Nuk jam i akuzuar, por jam i intervistum, prandaj do t’i afrohem popullit për të marrë sërish besimin 

“Qeveria në dorëheqje i kryen detyrat e veta deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të lira. Tani përgjegjësia kalon tek presidenti, që ai me i fillu konsultat dhe me e caktu datën e zgjedhjeve me partitë politike, në afate kushtetuese. Unë i afrohem popullit prapë për të marrë besimin për shkak se nuk jam i akuzuar, por jam i intervistum. Me aq sa më jep populli besim do ta respektoj. Pra, garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im që përfaqësoj. Por, nuk kam mundur me e çu shtetin e Kosovës dhe kryetarin e Qeverisë pa një reflektim, se do të ishte një pozitë jo e lehtë për Kosovën, do t’ia rëndojsha Kosovës, e kam ndërmarrë këtë vendim”, tha ai.

I pyetur për emocionet e tij gjatë kumtimit të këtij vendimi, Haradinaj ka mohuar t’i kenë shpëtuar lotët.

Haradinaj: Nuk e di që kam lot në sy

“Unë nuk e di që kam lot në sy. Emocional edhe mund të jem, veç për lot nuk po i shoh, ndoshta ju po i shihni prej atje. Nuk është një vendim i lehtë, jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj Qeverisë, ndaj kolegëve, ndaj të gjithëve. Po ky është realiteti. Unë nuk e kam sjellë këtë realitet. Në një realitet gjykimi është a don me shku si kryetar qeverie, me u ulë para hetuesve apo jo. Nuk mendoj që duhet me ia bë këtë Kosovës, me shku në detyrë atje, edhe nuk ia bëj”, u shpreh Haradinaj.

Krejt në fund, Haradinaj përsëriti se vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje.

Haradinaj: Kosova duhet të bëhet gati për zgjedhje

“Kosova duhet me u bë gati për zgjedhje. Është mirë me e kuptu të gjithë që jemi sovran, kemi nderin tonë. Nuk është një nder në treg për vlera tjera. Është nderi ynë edhe i luftëtarit shqiptar, edhe i vendit, edhe i shtetit edhe i kryetarit të Qeverisë. Nuk është i poshtërueshëm nga askush, edhe pse jemi vend i ri dhe i vogël, nuk do të mundet askush me e poshtnu Kosovën asnjëherë”, tha ai.

Krejt në fund, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, tha se vlerëson që është e drejtë që mandati t’i kthehet sovranit, pasi është populli ai që vendosë se di duhet të veprohet më shumë.

***

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Arsye e këtij vendimi ka thënë se është një thirrje për t’u marrë në pyetje nga Specialja si i dyshuar

Më pas ai popullit i është drejtuar edhe me një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.

Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci.

Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.

Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj, ndër të tjera në FB.

Ky është momenti kur Ramush Haradinaj njofton qytetarët për dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

“Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufijë.

Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM KOSOVËS! Faleminderit”, është shprehur kryeministri në largim. 

***

Kosova duhet të bëhet gati për zgjedhje, pasi Qeveria e kryesuar nga Ramush Haradinaj është në dorëheqje. Kjo pasi kreu i ekzekutivit bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi është ftuar si i dyshuar në Hagë.

Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se nuk mund të paraqitet para Dhomave të Posaçme në Hagë si kryetar i Qeverisë, por si një qytetar i vendit, që e ruan nderin e kryetarit të qeverisë dhe të shtetit. Ai ka mohuar që prapa vendimit të tij të ketë pasur motive politike.

 “Kosova duhet të bëhet gati për zgjedhje. Qeveria në dorëheqje i kryen detyrat e veta deri në zgjedhjet e lira, tani përgjegjësia bie tek presidenti. Unë i ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por jam i dyshuar, aq sa më jep populli besim do ta respektoj. Garoj në zgjedhje, edhe unë edhe AAK, por nuk kam mundur me e çu shtetin e Kosovës në një situatë të tillë”, tha ai.

Haradinaj: Në Hagë iu dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar

Ramush Haradinaj sot mblodhi anëtarët e kabinetit qeveritar. Ai para tyre dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit.

Arsye për dorëheqje sipas tij është se ka marr thirrje nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar.

“Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua t’iu falënderoj për besim dhe për përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga dhomat e specializuara në Hagë si i dyshuar. Qeveritë dhe pushtet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i kryeministrit dhe i shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, i dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime edhe e luftës së UÇK-së është e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjë herë. Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme me një multietnicitet, me shumë gjuhësi, me territor e kufij, Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo Dodik Republika”, tha Haradinaj.

Image

Është hera e dytë që Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit si i dyshuar për krime lufte.

Në vitin 2005 ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi që i ishte ngritur aktakuzë për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Haradinaj: Nuk kam lot, ja kur udhëtoj për në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, pasi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, ka thënë se javën tjetër udhëton për në Gjykatën Speciale, ndërsa, qeveria në dorëheqje i kryen detyrat e veta deri në zgjedhje.

Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se është ftuar dhe do t’i përgjigjet Speciales por jo si kryeministër por si qytetar i Kosovës.

“Kam dhënë dorëheqje të parevokueshme, nga ky moment jemi në dorëheqje si Qeveri. Arsyeja është se jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga dhomat e Specializuara. Javën tjetër do të paraqitem dhe kam vlerësuar se nuk mund të paraqitem si kryetar i Qeverisë, por si qytetar Ramush Haradinaj. Me e rujtë nderin e kryetarit të Qeverisë dhe të shtetit.

Ai tha se qeveria në dorëheqje do t’i kryen detyrat e veta deri në zgjedhje.

“Tani janë dy aspekte, mund të flasim për peshën politike ose për peshën ligjore, e unë do ta respektoj peshën ligjore në tërësi. Pra, do të paraqitem do t’i kryej detyrat e mija, pastërtinë time. Pjesa politike e të tjera mendoj se është gabim që po kërkohet Kosovës një çmim i papërballueshëm për njohje. Mendoj se me këtë dorëheqje, qeveria në dorëheqje i kryen detyrat e veta deri zgjedhjet. Tash përgjegjësia kalon tek presidenti për të caktuar datën e zgjedhjeve. Unë iu ofrohem prapë popullit për besim, aq sa më jep populli besim. Unë nuk e di që kam lot në sy, ndoshta i emocionuar mund të jem por me lot jo. Nuk është një vendim i lehtë, por është i vështirë për të gjithë. Por ky është realiteti”, tha ai.

A e ka ftuar Gjykata Speciale ndonjë lider tjetër? Ja si përgjigjet Haradinaj

Ramush Haradinaj në një konferencë për media është shfaqur i emocionuar derisa ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e Kryeministrit të vendit.

Ai ka thënë se ka pranuar një ftesë nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale si i dyshuar dhe i është ofruar mundësia që të shkojë si i pari i Qeverisë apo si qytetar i zakonshëm i Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ka zgjedhur këtë të dytën.

Haradinajt ka thënë se nuk e di nëse ka liderë tjerë politikë të ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se tani mandatin e tij do t’ia kthejë sovranit.

***

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pak minuta më parë dha dorëheqje.

Këtë e bëri për shkak të ftesës nga dhomat e specializuara në Hagë, për tu intervistuar si i dyshuar.

"Arsya është se kam marrë ftesë pët me u intervistu nga dhomat e specializume në Hagë, si i dyshuar, qeveritë edhe pushtet janë të ndërrueshmë, jetojmë në Demokraci, nderi i shtetit duhet të ruhet".

***

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

“Dorëhqeja është e parevokueshme”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.

Ndërsa ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...