Milaim Zekës i vjen gjynah për Haradinajn, drejton edhe kritika ndaj tij - Bota Sot
Milaim Zekës i vjen gjynah për Haradinajn, drejton edhe kritika ndaj tij

Aktuale

Milaim Zekës i vjen gjynah për Haradinajn, drejton edhe kritika ndaj tij

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:14
Milaim Zeka dhe Ramush Haradinaj

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në orët e pasditës së ditës së sotme ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të Qeverisë.

Dorëheqja e Haradinajt erdhi si pasojë e ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Deputeti Milaim Zeka ka komentuar dorëzimin e Haradinajt.

Milaim Zeka, thotë se i vjen keq nëse dorëheqja e tij ndërlidhet me Gjykatën Speciale.

‘’ Më vjen keq sepse çdonjëri që ka qenë pjesë e luftës dhe çdonjëri i cili është thirrë si i dyshuar është i pafajshëm. Normal se më vjen keq për një një njeri i cili ka kalu mbi 8 vite në Gjykata e Hagës’’.

Ai ka kritikuar Haradinajn për kohën sa ka qenë në pozitën udhëheqëse të vendit.

”Sikur të kishte punuar mirë kjo qeveri, nuk e kisha ofru votën pro rrëzimit të saj. Si qeveri është, qeveri e cila përpos ushtrisë, Ligjit të Trepçës dhe pak a shumë sensibilizimin rreth bisedave me Serbinë, për mua asnjë punë të hajrit tjetër nuk e ka bë. Unë kam qenë prej fillimit që taksa të vendoset si akt politik por pas një muaji kur SHBA-të dhe BE kanë kërku heqjen e taksës unë kam qenë për heqje të saj dhe në momentin që ka marrë informacione nga ndërkombëtarët që kamionët me mall të Serbisë po futen përmes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe po ju ndërrohen tabelat dhe këtë po e bëjnë zyrtarët e shtetit të Kosovës unë kam qënë për heqjen e taksës”, përfundon Zeka./Periskopi/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...