Lutfi Haziri deklarohet për dorëheqjen e Ramush Haradinajt

Aktuale

Lutfi Haziri deklarohet për dorëheqjen e Ramush Haradinajt

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:18
Haziri dhe Haradinaj

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, i ftuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale.

Haziri ka thënë se është e natyrshme që ka qenë e papritur ftesa për Haradinajn.

“Është rast i natyrshëm që nuk është pritur që ai të jetë i ftuar”, ka thënë Haziri, duke shtuar se edhe në herën e parë edhe të dytën ai ka dëshmuar pastërtinë e luftës.

“Nuk është pritur që ata që janë ballafaquar njëherë me drejtësinë që të jenë të ftuar. Kjo tregon që askush nuk është i përjashtuar nga ftesa e mundshme”, ka thënë Haziri, derisa nuk ka dashur që të lëshohet në emra konkretë.

“Zoti Haradinaj ka dhënë sërish një precedan që është tërhequr dhe ka lënë postin e kryeministrit. Ka qenë veprim në respekt të vendit të vet, duke e distancuar rolin e tij si kryeministër në atë si i dyshuar”, ka thënë ai për ktv

Duke folur për situatën politike të shkaktuar nga ky rast, Haziri ka thënë se “situata dhe kërkesat e opozitës kanë qenë përtej këtij rasti, ka qenë kërkesë që vendi të shkojë në zgjedhje”.

“Por ky është momentum i ri që është krijuar, tregon qartë që vendi është para një situate të jashtëzakonshme politike, me mundësi të madhe që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat