Çfarë shkruajnë mediat serbe për dorëheqjen e Haradinajt - Bota Sot
Çfarë shkruajnë mediat serbe për dorëheqjen e Haradinajt

Aktuale

Çfarë shkruajnë mediat serbe për dorëheqjen e Haradinajt

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:31
Ramush Haradinaj

Lajmi për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës  ka mbuluar edhe të gjitha faqet e mediave serbe.

Televizioni publik i Serbisë, ka shkruar se “Rambo” i Kosovës ftohet për të tretën herë nga Haga.

Ndërkohë ‘Danas’-i serb ka njoftuar me një titull të shkurt “Haradinaj jep dorëheqje”.

Të njëjtin titull sikurse të ‘Danas’ për dorëheqjen e Haradinajt e ka vendosur edhe ‘telegraf.rs’.

“Blic.rs’ lajmin për dorëheqjen e Haradinajt e ka ilustruar me foton e lajmit të fundit, duke treguar në titull edhe deklaratën e tij se është ftuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Raportim për dorëheqjen e Haradinajt ka pasur edhe nga B92, me një titull të shkurt “Haradinaj dorëhiqet”.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...