Ish-ministri i Haradinajt ‘godet’, flet për një skenar rreth dorëheqjes së kryeministrit

Aktuale

Ish-ministri i Haradinajt ‘godet’, flet për një skenar rreth dorëheqjes së kryeministrit

Nga: N.H Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:36
Ramush Haradinaj

Ish-ministri, Bajram Hasani ka reaguar për dorëheqjen e kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, qëndrimet e Haradinajt kanë zbuluar se ai është një burrshtetas.

Me tej ai gjithashtu mendon se ka dyshime për ndonjë skenar dhe mendon se kjo nuk quhet drejtësi – pasi ka dëshmuar pafajësinë edhe më herët.

Ja shkrimi i tij:

“Qëndrimi i Ramush Haradinajt kundër ndarjes së Kosovës, vendosmëria për taksën ndaj mallrave serbe e atyre të Bosnje e Hercegovinës e vendime të tjera të mëdha të tij na bëjnë të kuptojmë se ai është një burrshtetas. Veprimi i sotëm tregon se ai para interesave të pushtetit e ka dashurinë për Kosovën, për të cilën dha shumë.

A ka vend për dyshime për ndonjë skenar? PO KA.

Kjo që po bëhet ndaj Haradinajt nuk quhet drejtësi. Pastërtinë e tij e ka dëshmuar edhe më herët.

Me ty kryeministër Haradinaj”, shkruan Hasani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat