Vjen propozimi: Kosova të bëhet me Qeveri teknike - Bota Sot
Vjen propozimi: Kosova të bëhet me Qeveri teknike

Aktuale

Vjen propozimi: Kosova të bëhet me Qeveri teknike

Nga: A.ZH Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:08
Qeveria e Kosovës

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka folur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

Haradinaj ka konfirmuar se ka marrë ftesë për intervistë nga Gjykata Speciale, dhe se për këtë arsye ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

E sipas Miftarajt, Kosova si kurrë më parë ka nevojë për një Qeveri teknike, për një periudhë kalimtare, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kjo qeveri, duhet të përbëhet nga individë me ekspertizë, përvojë dhe të cilët janë të pavarur.

Reagimi i Miftarajt:

Kosova si kurre me pare ka nevoje per nje Qeveri teknike, per nje periudhe kalimtare!

Nje qeveri teknike e perbere nga individe me ekspertize, pervoje, me integritet dhe te pavarur!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...