Paralajmëron profesori i Parisit pas dorëheqjes së Haradinajt: Lojën speciale kundër Kosovës nuk e ka konceptuar askush më mirë se Thaçi

Aktuale

Paralajmëron profesori i Parisit pas dorëheqjes së Haradinajt: Lojën speciale kundër Kosovës nuk e ka konceptuar askush më mirë se Thaçi

Nga: N.H Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:23
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Profesori dhe ligjëruesi, Nezir Kraki, përmes një shkrimi të gjatë, ka folur lidhur me vendimin e fundit të Haradinajt.

Ai thotë se kurrë nuk ka ndërruar mendimin dhe vazhdon me bindjen se drejtësia ndërkombëtare nuk ekziston për drejtësi, por për politikë.

Ndërsa, me tej potencon se lojën speciale kundër Kosovës nuk e ka konceptuar askush më mirë se Thaçi me shokë të cilët shpëtimin personal e kanë prioritet absolut.

Ja shkrimi i tij:

Loja Speciale kundër Kosovës

Në gusht të vitit 2015 kam shkruar rreth dretësisë speciale që po i gatuhej Kosovës:
"Gjykatat speciale mund të japin çdo lloj fruti përveç drejtësisë së mirëfilltë. E në rastin e Kosovës madje as gjykatë s'mund të quhet, sepse do jetë vetem instrument shtrengimi dhe mjet presioni mbi disa, sipas disa nevojave dhe në disa rrethana." (2015)

Kurrë s'kam ndrruar mendim dhe vazhdoj me bindjen se dretësia ndërkombëtare nuk ekziston për drejtësi por për politikë. Sot mësuam për shtrengimin politik të kryeministrit Haradinaj për arsyet dhe rrethanat që të gjithë i dimë. Po si paska mundësi që Ramush Haradinaj të jetë i vetmi i dyshuar, i akuzuar e i maltretuar nga këto organe dhe kjo të ndodhë veç kur ai gjendet në situatë vendosëse, dmth në menxhim të Kosovës?! As rastësia dhe as drejtësia nuk mund ta sqarojnë këtë fakt të ditur fushës.

Haga, që nga themelimi, ka rezultate qesharake në vënjen e drejtësisë. Ajo gjithmonë ka qenë dhe mbetet veç instrument shtrëngues politik i cili përdoret për orkestrime gjeostrategjike (ish Jugosllavia dhe rastet afrikane e dëshmojnë). Dhe pikërisht orkestrimeve gjeostrategjike të sotit Kosova është duke ua pa sherrin sepse Kosova ka vite që është futur në ciklin e humbjes së aleatëve. Kosova e Hashim Thaqit ka vite që punon kundër Kosovës së Ramush Haradinajt. Ka vite që me paratë e vjedhura të Kosovës paguhen lobistë e endacakë politikë që Kosova të konsiderohet si "politkisht e sëmurë" dhe, si për habi, shëruesi magjik i saj të jetë Hashim Thaqi.

Lojën speciale kundër Kosovës nuk e ka koncpetuar askush më mirë se Thaqi me shokë të cilët shpëtimin përsonal e kanë prioritet absolut. Kjo marrëzi ka bërë që Serbia të fuqizohet dhe të na merr aleatët një nga një duke i bindur ata se Thaqi ka të drejtë, se Kosova nuk është çështje e mbyllur, se Kosova mund të rinegociohet.

E thash para disa ditëve se Franca, Evropa dhe Amerika duan mbylljen e kësaj dosjeje, pavarësisht kush humb e kush fiton. Por krejt parametrat e momentit tregojnë se në këtë mbyllje të ngutshme Kosova do jetë humbësja e vetme. Thaqi dhe Serbia do fitojnë faktorizim në kurriz të popullit shqiptar dhe duke shkelë mbi 13 mijë trupat e vrarë e të masakruar nga ish shefat e shefit aktual të Serbisë. Duke shkelë mbi çdo plagë dhe mbi çdo përpjekje të këtij populli të lodhur nga tradhëtitë e liderëve që kurrë s'u ngopen.

Ja çka duhet të ndodhë tash sipas meje:

1. Kosova duhet të shkojë në zgjedhje dhe populli duhet t'i dënojë me votë këta banditë politikë,
2. Të pezullohet çdo pjesëmarrje në çdo dialog apo takim që qëllim ka dobësimin e Kosovës derisa të sqarohen rrethanat (ASGJE NUK HUMB KOSOVA).
3. Të riorganizohet spektri politik i Kosovës me qeveri të re
4. Të krijohet një grup bisedues me legjitimiteti e qeverisë së re dhe të punohet 3 deri në 6 muaj në hartimin e planit global të trajtimit të serbëve të Kosovës dhe të raporteve me Serbinë,
4. Kur të gjitha këto të jenë gati dhe Kosova të ketë legjitimitet të brendshëm atëherë të nisin kontaktet me Borellin e me klikat burokratike të Brukselit.
5. Prioritet absolut t'i jepet rindërtimit të raporteve korrekte me Parisin, Berlinin, Londren e Ëashingtonin.

Dhe, nëse hetohet më i vogli rrezik në pazaret politike atëherë t'i pezullojmë të gjitha derisa të zgjedhet presidenti i ri amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat