Zyrapi e konfirmon ftesën, thotë se Gjykata Speciale është e Kosovës

Aktuale

Zyrapi e konfirmon ftesën, thotë se Gjykata Speciale është e Kosovës

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 19:31
Bislim Zyrapi

Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ka konfirmuar se është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim dhe do t’i përgjigjet ftesës së tyre.

 “Po, jam ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim, si të gjithë të tjerët. Do t’i përgjigjem ftesës së tyre”, ka thënë Zyrapi përmes telefonit.

I pyetur nëse do të japë dorëheqja nga pozita politike që mban si këshilltar i presidentit Thaçi, Zyrapi ka thënë se Gjykata Speciale është e Kosovës dhe nuk ka pse të japë dorëheqje, sepse vetëm intervistim është. “Gjykata Speciale është e Kosovës. Jam ftuar vetëm për intervistim. Nuk ka asnjë aktakuzë kundër askujt nga Gjykata Speciale”, ka thënë Zyrapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat