Anton Berisha: Haradinaj dhe AAK kanë këtë qëllim kryesor

Aktuale

Anton Berisha: Haradinaj dhe AAK kanë këtë qëllim kryesor

Nga: N.H Më: 19 korrik 2019 Në ora: 20:09
Anton Berisha dhe Ramush Haradinaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se kryeministri Haradinaj dhe AAK, qëllim kryesor kanë shtetin e Kosovës e jo pushtetin.

Sipas tij, Haradinaj dhe partia e tij tashmë kanë dëshmuar që nuk lëshojnë pe në temat shtetërore e kombëtare, por lëshojnë pe në tema të pozitave shtetërore.

Ja shkrimi i tij:

Doreheqja e kryeministrit z. Ramush Haradinaj, eshte tregues se Ai dhe AAK, qellim kryesor e kemi shtetin e Kosoves e jo pushtetin.

Ne kemi deshmuar qe nuk leshojme pe ne temat shteterore e kombetare por leshojme pe ne tema te pozitave shteterore.

Edhe une, jam njeri nder ata qe ne te kaluaren kam dhene doreheqje nga funksioni shteteror, dhe besoj e kuptoj drejte e mire doreheqjen e kryetarit tim.

Kosova âsht gjaku ynë qe nuk falet - thoshte Ali Podrimja.

Pozitat shteterore kanë kuptim vetem atehere kur jane ne funksion te Kosoves. Sot, Ramush Haradinaj e deshmoi kete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat