Makolli: Dorëheqja e Haradinajt një ngjarje që e rëndon situatën tashmë të rënduar politike në vend

Aktuale

Makolli: Dorëheqja e Haradinajt një ngjarje që e rëndon situatën tashmë të rënduar politike në vend

Nga: H.O. Më: 19 korrik 2019 Në ora: 20:10
Vesel Makolli

Sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli në një postim të tij në Facebook ka shkruar se dorëheqja e Haradinajt është një lajm i papritur dhe një ngjarje që e rëndon situatën tashmë të rënduar politike në vend.

Ai shkruan më tutje se dorëheqja e Kryeministrit Haradinaj është një veprim patriotik, njerëzor dhe i dinjitetshëm, sepse me këtë veprim Kryeministri ka treguar se Kosova dhe liderët e saj.

Postimi i plotë:

Kosova dhe populli i saj nuk i ka merituar të gjitha këto situata të pa lakmueshme që po i ndodhin 20 vjet pas çlirimit.

Dorëheqja e Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka qenë një lajm i papritur dhe befasues për të gjithë opinionin në vend dhe më gjerë. Ishte e papritur pasi që Kryeministri Haradinaj dy here ka qenë në Hagë dhe të dy herët është shpallur i pafajshëm.

Kjo është një ngjarje e cila në masë të madhe e rëndon situatën edhe ashtu të rënduar politike në vend dhe në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare. Është shumë me rëndësi në këto qaste jo të këndshme që faktori politiko-kosovar të veprojë konformë kushtetutës dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për veprimet e më tejme.

Dorëheqja e Kryeministrit Haradinaj është një veprim patriotik, njerëzor dhe i dinjitetshëm, sepse me këtë veprim Kryeministri ka treguar se Kosova dhe liderët e saj ,e respektojnë çdo kërkesë që del nga Gjykata Speciale duke u përballur dhe duke dëshmuar pafajësinë e tyre dhe luftën e pastër dhe çlirimtare të UÇK-së.

Nuk mendoj dhe nuk do të dëshiroja që të fshihej diçka pas kësaj dorëheqje pasi që për çdo qytetar të Kosovës, e sidomos për çdo lider të vendit, Kosova duhet të jetë mbi të gjitha. Vetëm me unitet dhe duke lënë anash interesat personale dhe partiake, mund ti kontribuojmë vendit për përballimin e sfidave që na presin ,si atyre në rrafshin vendor, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar e sidomos për bisedimet me Serbinë për arritjen e një marrëveshje historike për të cilën është interesuar shumë faktori relevant ndërkombëtar. Edhe pse jemi vend i vogël e me një mal probleme të brendshme dhe të jashtme ,duhet të shpresojmë shumë se perspektiva për një Kosovë të zhvilluar demokratike dhe të gatshme që ti bashkohet BE-së është synim i cili do të realizohet falë edhe përkrahjes së miqve tanë ndërkombëtare e sidomos SHBA-së ,nunit të pavarësisë sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat