Eksperti amerikan pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo është e vetmja gjë që mbetet tani - Bota Sot
Eksperti amerikan pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo është e vetmja gjë që mbetet tani

Aktuale

Eksperti amerikan pas dorëheqjes së Haradinajt: Kjo është e vetmja gjë që mbetet tani

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:04
Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer tha nga Prishtina ku ndodhet për vizitë se ishte befasuar nga lajmi i dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, me të cilin ishte takuar të mërkurën.

“Jam shumë i sigurt që nuk e kishte idenë që do të jepte dorëheqjen të premten”, tha ai.

Zoti Serwer tha se mendon se zoti Haradinaj ka bërë veprimin e duhur por se tani qeveria është në një pozicion të pakëndshëm.

“Do të duhet të presim të shohim nëse kjo do të çojë në zgjedhje të parakohëshme, që opozita i kishte kërkuar gjithsesi dhe që mendoj se mundësua për to është më e madhe tani sesa ishte dje”, tha zoti Serwer për Zërin e Amerikës.

Përsa i takon ndikimit që ky zhvillim do të ketë për një dialog Kosovë-Serbi, është e qartë tha zoti Serwer se një ndryshim qeverie do ta vononte më tej dialogun.

“Në këtë drejtim nuk besoj që gjendja bëhet shumë më keq se ç’është aktualisht. E vetmja gjë që mbetet tani, është që të presim se kush do të bëhet kryeministër dhe kush do ta mbajë shumicën në parlament”, tha ai./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...